Ballina Lajme Politike Shoqata “Bashkimi i fierakëve në Greqi” mbjellin pemën e tyre në zemër...

Shoqata “Bashkimi i fierakëve në Greqi” mbjellin pemën e tyre në zemër të qytetit të Fierit.

5

Fushatës së gjelbër në bashkinë e Fierit iu bashkuan edhe emigrantët në Greqi të cilët kanë mbjellë në zemër të qytetit të Fierit simbolin e jetës dhe zhvillimit.

Kryetarja e shoqatës “Bashkimi i fierakëve në Greqi” që mban dhe emrin e lashtë “Apolonia” Elida Sopoti në përfundim të këtij akti simbolik do të shprehej se ky veprim është “nëkuadër të nismës që ka marrë Partia Socialiste për të mbjellëpemë. Shoqata vendosi të ketë pemën e saj me emrin e shoqatës Apolonia”. Uroj të lulëzojë si shoqata dhe pema e “Apolonisë” dhe gjitha pemët  që ju i keni mbjellë nën kujdes e kryetarit tonë, i cili nuk ka nevojë shumë për reklamë, se i tregon puna e tij. I urojmë suksese dhe ne emigrantët jemi shumë të emocionuar sa herë që vijmë në qytetin tonë pasi shikojmë ndryshime të jashtë zakonshme dhe kjo ështëmeritën e kryetarit tonë dhe gjithë stafit të tij.

Ndërsa kryetari i bashkisë Armando Subashi ka shprehur nga ana e tij mirënjohje për Shoqatën “Bashkimi i fierakëve në Greqi” dhe për gjithë emigrantët fierakë që asnjëherë nuk i humbasin lidhjet me vendin e tyre.

Prej disa muajsh janë intensifikuar marrëdhëniet e bashkisë së Fierit me shoqatën   “Bashkimi i fierakëve në Greqi” duke realizuar disa aktivitete festive që janë cilësuar si një urë bashkëpunimi mes vendlindjes së tyre dhe jetës së re që kanë ndërtuar në emigrim.

Aktualisht emigrantët janë një potencial i çmuar për zonën e Myzeqesë pasi janë të shumë ata që janë kthyer dhe investuar në vendlindje pas një kohe të gjatë emigrimi duke vënë kështu në shfrytëzim eksperiencat që ata kanë fituar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por edhe në drejtim  të shfrytëzimit të kapitalit ekonomik dhe financiar.