Ballina Lajme Shofer që 17 vjeç? Drejtoria e Transportit Rrugor mund të huazojë modelin...

Shofer që 17 vjeç? Drejtoria e Transportit Rrugor mund të huazojë modelin gjerman të dhënies së lejedrejtimit

26

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur shqyrtimin e praktikës së suksesshme gjermane për të ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë drejtimit të mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti.

Drejtori i DPSHTRR, Endri Haxhiu ka pritur në takim një delegacion gjerman për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive. Pala gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve. Takimi u finalizua me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe mënyrën e shfrytëzimit të rrugës.

Ndër të tjera Haxhiu u shpreh: ” Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive. Pala gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve. Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për të ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të autoshkollave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal.”

Vlen të theksohet se, pak kohë më parë një grup të rinjsh të moshës 15-16 vjeç ndërmorën një nismë të veçantë ku kërkonin uljen e moshës së lejuar për drejtimin e makinës nga 18 vjeç (siç parashikon ligji shqiptar) në 15 vjeç.