Që në ditët e para të këtij viti kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi inspekton të gjithë sektorët në të cilët është duke investuar si në zonat periferike të qytetit të Fierit ashtu dhe në të gjithë fshatrat e njësive administrative.
Prej vitesh bashkia e Fierit nëpërmjet ndërmarrjes së shërbimeve të punëve publike vazhdon investimet me të ardhurat e saj jo vetëm për rikonstruksion të rrugëve të saj. qytetit. Përballë rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit dhe situatës së përgjithshme ekonomike dhe kur janë rritur kostot e punimeve bashkia ka marre përsipër kryerjen e investimeve në rrugët e territorit të saj duke reduktuar shpenzimet në gati 40-60% nëse këto punë do të tenderoheshin për tu kryer nga operatorë të jashtëm.
Ky është një model i zbatimit te investimeve të bashkisë që do të prek nga ana gjeografike rreth sipërfaqe të konsiderueshme në hektarë të zonave informale duke i dhënë fund problematikës disa dhjetëra vjeçare.
Urbanizimi i zonave rurale synon të japë një impakt pozitiv ne jetesën dhe zhvillimin e komunitetit në njësitë administrative ku kryhen këto investime. Përmes shkurtesës së shpenzimeve dhe grumbullimit të fondeve bashkiake sigurohen kështu më shumë burime për të pasur më shumë investime./Tv Kombi/