Ballina Lajme Shkrumbohet magazina në Dimal, flakën ia vuri aksidentalisht vetë pronari

Shkrumbohet magazina në Dimal, flakën ia vuri aksidentalisht vetë pronari

23

Në fshatin Poshnje në bashkinë Dimal, një zjarr ka rënë në një banesë, ku bëhet me dije se zjarri është vënë aksidentalisht nga pronari i saj Zylyftar Hoxha,i cili ka qenë duke djegur disa mbeturina.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe për fikjen e tij,në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

 

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Pas rënies së zjarrit mësohet se i zoti i shtëpisë ka njoftuar zjarrfikësit dhe është larguar nga vendngjarja nga frika.