Një 43-vjeçar në Romë është bërë personazhi kryesor i mediave ditën e sotme, teksa ka marrë peng qiramarrësin e banesës së tij, duke e lidhur dhe më pas kërcënuar se do ta djegë të gjallë.
Sipas raportimit të mediave, agresori e mori peng dhe e dërgoi në një fushë të papunuar, ku e ka lidhur dhe spërkatur me benzinë, ndërsa më pas ka marrë një çakmak për ta kërcënuar se do ta digjte të gjallë.
“Ti shkoje me ish-in tim, tani kjo do të ndodhë”, mësohet ti ketë thënë 43-vjeçari qiramarrësit të tij.
Sipas Il Messaggero gjashtë muaj më parë, 43-vjeçari i dha me qira banesën përdhese të shtëpisë së tij 53-vjeçarit nga Aleksandria, i cili kishte ardhur me partneren dhe djalin e tij. Zona është ajo e Infernetto, pranë plazhit të Castel Fusano, në periferinë romake.
Të enjten më 1 shtator, pronari telefonon qiramarrësin në telefon dhe i kërkoi që ta shoqërojë në fushë me një justifikim të parëndësishëm dhe aty mori jetë ngjarja e rëndë.
Burri pretendoi se qiramarrësi ishte përgjegjës për ndarjen e tij me ish-partneren por në realitet, siç shpjegon gazeta, kanë qenë problemet e tij personale ato që kanë sjellë fundin e lidhjes.