Në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku, Endri Prifi, i cili është ndarë nga 3 gra, rrëfeu për herë të parë momentet e tij më të vështira pas ndarjes
Ester Bylyku: Si e kalon një mashkull i dashuruar brengën e ndarjes?
Endri Prifti: Një pyetje me vend kjo. Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekzagjerojmë. E kalon duke pirë alkool, duke abuzuar me gjëra të tjera, duke luajtur bixhoz, duke vuajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot. Dhe prapë brenga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo.