Ballina Lajme ‘Shkëput oksigjenin nga truri dhe çon në arrest kardiak’! Tullumbacet me oksid...

‘Shkëput oksigjenin nga truri dhe çon në arrest kardiak’! Tullumbacet me oksid azoti që po përdoren masivisht nga të rinjtë, mjeku toksikolog ngre alarmin

37

Kohët e fundit në Shqipëri të rinjtë përdorin masivisht tullumbace me oksid azoti, duke e blerë lehtësisht në lokalet e kryeqytetit.

droge me tullumbace

Mjeku toksikolog Alert Drishti, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me këto lloje drogash, ndërsa shprehet se përdorimi i tyre dëmton në mënyrë direkte trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Ai shtoi se gjatë konsumit të saj truri nuk furnizohet më me oksigjen, por me substancën e caktuar dhe kjo shpie deri në arrest kardiak dhe humbje të jetës.

“Oksidi i azotit nuk klasifikohet si një drogë, por si një përbërje e dëmshme për shëndetin. Dëmton kryesisht mushkëritë, trurin e zemrën dhe dëmet mund të shkojnë deri në vdekje. Me tullumbace nuk është e thënë vetëm oksidi i azotit, por edhe drogëra të tjera të gazta, si heliumi që klasifikohet si drogë.

Të gjitha substancat e gazta shkëpusin oksigjenin nga gjaku dhe truri nuk furnizohet me oksigjen, por me substancën që merret. Oksidi i azotit dëmton rruazat e kuqe të gjakut dhe kalon në tru.

Kohët e fundit kemi pasur raste pacientësh nga përdorimi i drogave të tilla, edhe pse jo raste të rënda”, u shpreh ai.