Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re që duket të jetë e sigurt dhe rreth 80 për qind efektive në zgjedhjen e gjinisë se bebeve.
Porfesor Gianpiero Palermo nga Weill Cornell Medicine në New York City , thotë se teknika është “jashtëzakonisht e sigurt dhe efikase”.
Por çështja e përzgjedhjes së seksit ende ngre shqetësime serioze etike dhe përzgjedhja e embrioneve në bazë të seksit, pa arsye siç janë sëmundjet është e paligjshme në shumë vende.
Ndërsa përdorimi i kësaj teknologjie për të zgjedhur gjininë e një fëmije nuk është i paligjshëm në Amerikë, përdorimi i saj mbetet shumë i diskutueshëm.
Aktualisht, çiftet që kërkojnë shtatzëni përmes IVF zakonisht do t’i nënshtrohen procesit të diagnozës gjenetike para implantimit (PGD).
Ky proces skanon embrionin e fekonduar për çrregullime gjenetike kur ai është në fazat e tij më të hershme. Gjithashtu mund t’u tregojë prindërve gjininë e fëmijës së tyre.
Ai u mundëson prindërve të marrin informacion rreth embrionit përpara se ai të implantohet. Ekspertët thonë se PGD është rreth 99 për qind e saktë.
/rtsh.al/