Të gjithë njerëzit në botë me sy blu, kanë njëfarë lidhje me njëri-tjetrin, sipas shkencëtarëve
Studiuesit në Universitetin e Kopenhagës mendojnë se e gjithë popullata me sy blu të planetit ndajnë një gjen të vetëm të transmetuar brez pas brezi. Çdo ngjyrë e syve përcaktohet nga variacionet në gjenet e njerëzve, me ngjyrën e syve të lidhur drejtpërdrejt me sasinë e melaninës në shtresën e përparme të irisit. Gjeni HERC2 gjendet në miliona njerëz me sy blu në mbarë botën.
UniLad raporton se të gjithë ata që kanë sy blu, janë të lidhur me një paraardhës të përbashkët që ka jetuar midis 6000 dhe 10000 vjet më parë. HERC2 bllokon gjenin OCA2, të cilin të gjithë e kanë në sytë e tyre, dhe si rezultat, e kthen syrin blu.
OCA2 përcakton sasinë e pigmentit kafe që përmban syri dhe kështu nëse ai është i bllokuar, atëherë sytë mbeten një ngjyrë të çelët dhe të zbehtë. I njëjti mutacion i gjetur te njerëzit me HERC2, kalon brez pas brezi me shkencëtarët tashmë të sigurt se ky gjen është transmetuar herë pas here me origjinë nga një person i vetëm.
Ekipi i Kopenhagës identifikoi mutacionin fillestar dhe vendosi që të gjithë të tjerët me sy blu e kishin gjithashtu. Afërsisht tetë deri në 10% e popullsisë së botës mendohet të ketë sy blu.
Studime të tjera fillimisht menduan se nëse dy prindër kishin sy blu, fëmijët e tyre nuk mund të kishin sy kafe. Kjo, megjithatë, është gjetur të jetë e pavërtetë nga studiuesit të cilët tani mendojnë se kjo teori është shumë e thjeshtë. Në fakt, prindërit me sy blu mund të kenë fëmijë me sy kafe.
Top Channel