Një xhel bio i ri i injektuar në mënyrë intravenoze ka shëruar dëmtimin e sulmit në zemër që mesa duket fillon të funksionojë në momentin që injektohet te pacienti.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, San Diego hoqën grimcat e mëdha nga hidrogeli, duke e holluar atë me ujë për ta bërë xhelin një substancë të injektueshme. Pasi injektohet, bio-xheli lidhet me qelizat, duke mbyllur boshllëqet dhe duke përshpejtuar shërimin e enëve të gjakut.
Inovacioni është testuar te brejtësit dhe derrat, duke riparuar me sukses dëmtimet e pësuara nga zemra dhe duke reduktuar inflamacionin ndërsa studiuesit po kërkojnë të fillojnë provat tek njerëzit brenda një deri në dy vjet.
Ekipi beson se mund të trajtojë një pacient “menjëherë kur ai ka një atak në zemër për të provuar të shpëtojë disa nga indet dhe të promovojë rigjenerimin”, tha Karen Christman, një bioinxhiniere në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.
Kur bio-xheli u testua te brejtësit, shkencëtarët prisnin që biomateriali të kalonte përmes enëve të gjakut dhe në inde, sepse zhvillohen boshllëqe midis qelizave endoteliale në enët e gjakut pas një ataku në zemër.
Eksperimentet e mëtejshme me minjtë treguan se grimcat e biomaterialit mund të përdoren gjithashtu për të trajtuar lëndimet traumatike të trurit dhe hipertensionin arterial pulmonar.
Me rezultatet e suksesshme, ekipi po planifikon të kërkojë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të kryer një studim mbi njerëzit shkruan DailyMail.
/rtsh.al/