Ballina Sport Shkëlqimi i Jasir Asanit, yllit të Kombërares që dikur s’kishte taka futbolli...

Shkëlqimi i Jasir Asanit, yllit të Kombërares që dikur s’kishte taka futbolli dhe sot na bën krenarë në çdo ndeshje

11

Ai është pa diskutim një nga lojtarët më të suksesshëm të Kombëtares së Shqipërisë, një yll në ngjitje që po na bën krenarë në çdo paraqitje të tij. Golat spektakolarë të Jasir Asanit krahasohen shpesh me gjuajtjet e Van Robben-it dhe Ribéry-së në periudhën e tyre të artë të Bayern-i, madje tanimë tifozët as që i imagjinojnë pa goditjet nga distanca të 28-vjeçarit. Po çfarë fshihet pas fushës së blertë, kush është në të vërtetë Asani. Përgjigjet i ka dhënë vetë ai në një intervistë ekskluzive në “Më lër të flas”.

Pjesë nga biseda

Kemi dëgjuar thashetheme të tilla që Shqipërinë në 2016-n në Europian e çoi Ballist Morina, tani thonë në 2024-n do e çojë Jasir Asani, ose ajo tjetra “Je shumë e bukur si goli i Jasir Asanit”. Na trego pak si ndihesh tani që je njeriu më i famshëm i momentit.

– Të luash me Kombëtaren është diçka shumë e veçantë sepse pas sa vitesh jemi në prag te kualifikimit. Kemi edhe 2 ndeshje. Na duhet edhe një pikë, besoj se do i mundim. Nuk e besoj që kjo ndeshje do të na sjell probleme. Sa për famën është mirë të jesh i famshëm, por edhe privat.

Të pëlqen privatësia?

– Po, privatësia më pëlqen shumë ndonjëherë është më mirë.

Ke në plan të bësh ndonjë këngë ?

– Jo, nuk jam unë për ato gjëra. Po të ishte ashtu, do të isha këngëtar.

Si kanë qenë nisjet e tua, kur lindi dëshira që ti të merreshe me futboll?

– Unë kam filluar të stërvitëm dhe të luaj që në moshën 6-vjeçare, kjo pasi edhe babai im ka luajtur futboll në Maqedoni. E kishte shumë qejf futbollin, ka qenë mbrojtës i djathtë. Kam luajtur edhe kundër babit tim.

A është ky rasti ku nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi?

-Nuk e di, nuk është shumë e lehtë të luash kundër tij. Ai të gris fanellën vetëm që të fitojë. Në moshën 14 vjeçare jam aktivizuar me një skuadër isha i 4-ti shqiptar aty. Pastaj isha vetëm 16-vjeç dhe isha kapiten i ekipit tim të parë. Dhe kështu filloi çdo gjë dhe lindi një interesim i madh për futbollin.

Sa e vështirë ka qenë që të ndjekësh ëndrrën tënde ?

– Me thënë të drejtën nuk ka qenë shumë e lehtë sepse vetëm babai punonte dhe rrogat në Maqedoni nuk ishin madhështore, që mund të plotësonin dëshirat të gjithë familjes. Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) që të vishja. Dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj. Por, edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë. Ne jemi 3 fëmijë, kam një motër e një vëlla. Edhe po ta them këtu, dhe pagesën që marr atje ku luaj, që nuk është ndonjë shumë e madhe, ia dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua.

Ti je shqiptar i Shkupit, pse zgjodhe të luash për Kombëtaren tonë kur mund të luaje për atë të Maqedonisë?

– Kur kam qenë 17-vjeç, isha në Antalia në përgatitje me klubin edhe më bën Federata Shqiptare një telefonatë. Që nga ai moment nuk e kam menduar dy herë kam thënë po. Pastaj menjëherë kam marrë të familjes dhe  kam thënë: “Bab po të realizohet ëndrra”.

Sa u desh të prisje që të bëheshe pjesë e Kombëtares?

– Kam pritur 7-8 vjet. Kisha mundësi të luaja me Kombëtaren e Maqedonisë, por jo. U thashë ne jemi shqiptarë dhe vetëm një Kombëtare njohim.

Po jeta personale?

– Ku këtu apo në Kore, se këtu mua nuk më del koha jam me grumbullim.

Po Rama të ka shkruar?

– Rama jo, po njerëz pak më poshtë Ramës po-

Mirë, po vajzat të shkruajnë këto tifozet e zjarrta?

– Po, më shkruajnë. Po është pak e vështirë sepse unë kam edhe të dashur dhe nuk kthej shumë mesazhe.

Çfarë bën para se të futesh në ndeshje?

– Pas nxehjes dëgjoj vetëm këngë patriotike.