Ballina Lajme Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës. Ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës. Ja kush e zëvendëson

2

Korçë- Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës.

Altin Gusho, i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar sot nga detyra.

Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.

Vendin e tij e ka zēnë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit.