Ballina Lajme Shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës dhe u arratis nga vendngjarja,...

Shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës dhe u arratis nga vendngjarja, vihet në pranga 17-vjeçari

25

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.

Mësohet se ai u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët.

17-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes dhe qendroi i fshehur. Ndërkohë, këtë të shtunë shkoi në banesë dhe policia e arrestoi.

Pasditen e së premtes,17-vjeçari teksa drejtonte makinën me shpejtësi të lartë humbi kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht aksidentoi për vdekje një biciklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.