VLORË- Detaje të reja nga konflikti në familje në Llakatund, e cila përfundoi në djegien e dy banesave.
I përfshirë në këtë konflik është një shtetas nga Kosova i cili për shkak të prishjes së martesës është konfliktuar me pjesëtarët e familjes dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Zjarri iu vu banesës së Lutfie Fanajt, e cila është përhapur duke përfshirë edhe një banesë tjetër në pronësi të Petrit Izetit.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit, por ishte tepër vonë pasi flakët shkrumbuan gjithçka.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.