Ballina Lajme Shisnin lëndë piroteknike të kontrabanduara, procedohen penalisht 4 persona në Korçë dhe...

Shisnin lëndë piroteknike të kontrabanduara, procedohen penalisht 4 persona në Korçë dhe Pogradec

5

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e kundërligjshme e shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Në sajë të këtij aksioni, janë sekuestruar 222 fishekzjarrë dhe 20 kuti me kapsolla.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Policisë konstatuan se në lagjen nr. 17, Korçë dhe në rrugën e tregut në Pogradec, 4 shtetas shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.