20 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndanin doza drogë në lokale nate dhe në afërsi të shkollave.
Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se hetimet kanë nisur që në janar 2023 dhe janë goditur 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës.
Të arrestuarit në bashkëpunim më njeri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas policisë, ata ‘qarkullonin me transport publik për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë”.
Gjatë operacionit të koduar “Harta” u sekuestruan 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 5 mln lekë, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.