Ballina Lajme Shisni ilaçet e spitalit Onkologjik te privati, vendosen masat për tetë personat...

Shisni ilaçet e spitalit Onkologjik te privati, vendosen masat për tetë personat e përfshirë

18

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë skemën e shitjes së ilaçeve të spitalit Onkologjik te subjektet private.

Gjykata e Tiranës vendosi masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në spitalin onkologjik të QSUT-së, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës. Masat e sigurisë u dhanë pas një hetimi, ku u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale. Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapie) për të provuar dyshimet se ilacet spitalore shiteshin tek privati.