Ballina Lajme Sherri në parlament, përjashtohet nga seanca deputeti Bledjon Nallbati

Sherri në parlament, përjashtohet nga seanca deputeti Bledjon Nallbati

13

Deputeti Bledjon Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare pas përlasjes fizike në seancën plenare.

Deputeti demokrat i fiku mikrofonin atij socialist, Vullnet Sinaj dhe tentoi ta grushtonte atë. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe Gardës për të qetësuar situatën.

Pavarësisht se seanca rinisi, sërish pati tensione. Deputetët demokratë penguan ata socialistë që të flisnin. Seancën e sotme është parashikuar të diskutohet mbi çështjet e evidentuar nga zgjedhësit./tvklan.al