Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 prill) në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë një person, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
I plagosur është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndërhyrje të specializuar.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Emiljano Gjergji. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai është identifikuar si Amarildo Gjergji, kushëri me autorin.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton mbi rastin.