Një konflikt mes dy personave në Korçë, ka sjellë dhe një plagosje me thikë.
Mësohet se një 70-vjeçar, pas një sherri me një 45-vjeçar, ka goditur këtë të fundit me thikë në këmbë.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë një tokë bujqësore.
I dëmtuari është në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.