Ballina Lajme Sherr në një lokal në Tiranë, 40-vjeçari plagos me thikë tre persona

Sherr në një lokal në Tiranë, 40-vjeçari plagos me thikë tre persona

3

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri në një lokal në Tiranë.

Policia bën me dije se në një lokal në Laprakë, shtetasi Elton Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit Viktor Rrapollari , 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë.

  1. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.