VLORË- Digjen dy banesa pas sherrit në një familje.
Ngjarja ka ndodhur në Llaakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se personat që ishin brenda kanë shpëtuar pa lëndime.
Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve. Debatet mes familjes kanë agravuar, pasi dhëndri i shtëpisë është konfliktuar me familjët dhe më pas me benzinë ka djegur një banesë e për pasojë ka marrë flakë edhe banesa tjetër.