Sherr mes të rinjve në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, ku janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.