Një konflikt është regjistruar në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, afër spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Vetëm një nga 8 djemtë e pranishëm është lënduar në këmbë pasi është rrëzuar.
– Advertisement –
Të rinjtë ishin të grupmoshës 18-20 vjeç.
Shkak i konfliktit, sipas informacioneve paraprake, dyshohet të ketë qenë një djalë i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali nga grupi tjetër.
Policia ka shkuar shpejt në vendngjarje duke bërë dhe shoqërimin e të rinjve.