Një konflikt i çastit është përshkallëzuar në një ngjarje tragjike në Sarandë. Bëhet e ditur se rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit ka mbetur i lënduar me thikë një person që ende nuk është identifikuar.
I lënduari u transportua për në spital, por për fat të keq nuk u mbijetoi plagëve. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë. /abcnews.al/