Ballina Lajme Sherr me sende të forta në Fier, dy në kërkim dhe dy...

Sherr me sende të forta në Fier, dy në kërkim dhe dy të proceduar

273

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim, pasi janë përfshirë në një sherr në fhashtin Sheq i Madh në Fier.

Po ashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt.

 

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Sheq i Madh”, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti”, sqaroi policia.