DIVJAKË- Motra qëllon me thikë vëllain në Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në Çermë Sektor. Një 34-vjeçar me inicialet XH.XH., ka mbetur i plagosur me thikë.
Pas një sherri në familje, 38-vjeçarja me inicialet M. Xh., ka qëlluar të vëllanë me thikë dhe e ka lënë të plagosur.
I riu u dërgua në spital e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka shoqëruar në komisariat gruan.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.