Ballina Lajme Shembje gurësh në rrugën Klos-Bulqizë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Shembje gurësh në rrugën Klos-Bulqizë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

2

Rënie të vazhdueshme të gurëve ka patur në aksin rrugor pranë fshatit Plan i Bardhë në Bulqizë. Kjo situatë ka vështirësuar qarkullimin por edhe ka vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Bëhet me dije se gjendja është e tillë sa herë ka reshje shiu. Sipas drejtueseve të automjeteve gurë të mëdhenj përfundojnë në asfalt duke e bërë të vështirë kalimin në veçanti për ata që kalojnë për herë të parë.

Shoferët kërkojnë të vendoset rrjetë tek skarpatat në të gjithë rrugën.