Ballina Lajme Shefi i Punëve të Jashtme të BE: Armatosja e Ukrainës është urgjente!...

Shefi i Punëve të Jashtme të BE: Armatosja e Ukrainës është urgjente! Duhet të përshpejtojmë mbështetjen tonë ushtarake

1

Ndërsa po bëhet thuajse një vit nga nisja e luftës së Rusisë në Ukrainë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka bërë thirrje për më shumë municione për Kievin. Borrell bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshëm më 7-8 mars, ku do të propozojë përshpejtimin e proceseve të furnizimit.

Lufta me Ukrainën do të përfundojë nëse BE-ja nuk gjen një mënyrë brenda javësh për të përshpejtuar dhënien e municioneve për Ukrainën. Duhet bërë shumë më tepër dhe shumë më shpejt. Ne duhet të rrisim dhe përshpejtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën.

Gjëja e parë dhe më urgjente që duhet të bëjë një Evropë gjeopolitike është të armatos Ukrainën.… Kjo mungesë municioni duhet të zgjidhet shpejt. Është çështje javësh”, tha Borrell.

Ai tha se një takim i posaçëm i ministrave të mbrojtjes të BE-së i planifikuar për 8-9 mars do t’u ofrojë vendeve një shans për të ofruar municion nga rezervat e tyre ekzistuese, duke shtuar se u duhen deri në 10 muaj që ushtritë evropiane të porosisin dhe të marrin një plumb të vetëm.

Duhet bërë shumë më tepër dhe shumë më shpejt. Ka ende shumë për të bërë. Ne duhet të rrisim dhe përshpejtojmë mbështetjen tonë ushtarake. Aktualisht, ushtrisë evropiane i duhen gati 10 muaj për të blerë një plumb të kalibrit 155 mm, gati një vit dhe gati tre vjet për të blerë një raketë ajër-ajër. Kjo nuk është në përputhje me situatën e luftës në të cilën jetojmë”, theksoi Borrell.

/rtsh.al/