Paris- Shefi i diplomacisë evropiane Joseph Borrel, pret sot në Paris në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiç.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.
“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Joseph Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Stano.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.