Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme lidhur me rastet e shantazheve të bëra online ku dita-ditës po bien pre shume të mitur.
Në një deklaratë të bërë në Facebook, Balla ka reaguar lidhur me rastin e 15-vjeçares në Tiranë, e cila u shantazhua nga një 27-vjeçar. Ai u shpreh se Policia e Shtetit ka bërë të mundur kapjen e rastit dhe për këtë është e rëndësishme bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune.
“Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike📍Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.
Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit!
Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.
#ThuajJoDhunësOnLin,”, -tha Balla.
(BalkanWeb)