Një shaka mes miqsh në rrjetin social Snapchat po i kushton rëndë një studenti 18-vjeçar me origjine indiane. Më saktë, ai detyrohet të paguajë 120.000 dollarë për shakanë pa kripë kur u përfshinë edhe dy avionë luftarake F18 teksa akuzohet sa ka prishur qetësinë publike.
Aditya Verma ishte 18 vjeç dhe miqtë e tij udhëtuan me avioni e linjës easyJet nga Londra për ishullin spanjoll të Menorca në korrik 2022. Para fluturimit, i riu u shkroi miqve se ishte rrugës për ta hedhur në erë avionin dhe se ishte pjesëtar i talebanëve. Autoritetet në Mbretërisë së Bashkuar gjurmuan mesazhin përmes Wi-Fi të aeroportit, më pas informuan menjëherë homologët e tyre spanjollë ndërsa pasagjeri Verma me shokët ishin duke udhëtuar me avion ne drejtim të Spanjës.
Forcat Ajrore Spanjolle ngiten dy avionë luftarake F-18, te cilët e shoqëruan avionin deri në uljen e sigurt të tij në Menorca.
Me tu kthyer ne Britani ku jeton djali u mor ne pyetje nga agjencitë e inteligjënces M15 dhe M15, me pas djali u lirua me kusht. Sipas mediave spanjolle studenti i ekonomikut Verma tha se nuk kishte qellim të bënte keq dhe se kishte bere një shaka në një chat mes miqsh, unë doja vetëm t’i bëja të qeshnin tha djali për shkak te ngjashmërisë fizike me talebanët.
Policia tha gjatë seancës gjyqësore se ne telefonin e te riut nuk gjetën asgjë me interes që ta lidhte me radikalizmin xhihadist