Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e ka cilësuar si mbreslënëse hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inagurimit, Michel u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen europiane të Bashkimit Europian.
“Zonja dhe zotërinj, shkëlqesi, është vërtet kënaqësi që jam këtu me ju sot, për të përuruar degën e Tiranës për Kolegjin e Europës. Kur ju Edi hodhët këtë ide, në dhjetor të vitit të shkuar, në samitin që bëmë këtu, në fakt mendova do duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por vetëm pas 9 mujash, ja ku jemi dhe është mbreslënëse.
Dua t’iu falenderoj të gjithëve që e keni bërë të gjithë këtë të mundur, juve Edi, Komisionin Europian, Federicën. Zonja dhe zotërinj, momenti në të cilin bëhet ky inagurim është vërtet simbolik, në vitin 1992 u krijua dega e natolinit në Poloni për Kolegjin e Europës. Dhe ashtu, këto vende, pas rënies së perdes së hekurt, vendet filluan të bëheshin gati për anëtarësimin e tyre në BE dhe tashmë, kemi një derë tjetër të Kolegjit të Europës, në një moment kur Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përpiqen dhe bëhen gati për të ardhmen e tyre në BE.
Shqipëria është në fakt një dritare për të ardhmen tonë europiane, për të gjitha ato gjëra të mrekullueshme që do të ndodhin për Shqipërinë, për rajonin dhe për kontinentin europian. Ky kampus do t’ju ndihmojë për t’iu përgatitur për Europën, e sjell rajonin më pranë Europës dhe Europën më pranë rajonit”, theksoi ai.