Serbët kanë vendosur një tjetër barrikadë në veri të Kosovës, në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut. Mediat shkruajnë se për vendosjen e barrikadës janë njoftuar nga banorët e fshatit Çabër. Prej disa orësh në veri janë dëgjuar edhe disa shpërthime, por të cilat janë të fishekzjarreve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se situata është e qetë, por e brishtë për shkak të zhvillimeve të fundit në atë pjesë.