Ballina Lajme Senati Akademik i Universitetit të Tiranës miraton rritjen me 8% të pagave...

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës miraton rritjen me 8% të pagave të pedagogëve

3

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar rritjen me 8% të pagës së pedagogëve. Tashmë, që ky vendim të hyjë në fuqi duhet që të merret miratimi nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës.

Kujtojmë se pas nisjes së protestës së pedagogëve, qeveria e vendosi tavanin për rritjen e pagave deri në 15 për qind. Nga ky 15%, 7 për qind do të sigurohej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga vetë universitetet.

Megjithatë, pedagogët e kanë bërë të qartë që nuk do të pranojnë rritje nën 29 për qind të pagës.

Si ministrja Evis Kushi, ashtu edhe kryeministri Edi Rama janë shprehur se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e universiteteve dhe kapacitetet për të siguruar më shumë fonde nga BE.