Ballina Lajme Sëmundjet e zemrës rriten me 30%

Sëmundjet e zemrës rriten me 30%

1

Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri, janë rritur me 30% vitet e fundit, krahasur me vitin 2010. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, nga viti 2010 deri në vitin 2018, rastet e përhapura të sëmundjeve ishemike të zemrës të regjistruara në kujdesin parësor janë rritur me rreth 30%, përkatësisht nga 28,000 në 37 mijë.

Një raport i ISHP-së bën me dije se në Shqipëri rezultojnë rreth 88 mijë persona me sëmundje të zemrës, e prej tyre 37 mijë kanë sëmundje ishemike të zemrës. Ndërsa në total në grupin e sëmundjeve të tjera të qrakullimit të gjakut janë 290 mijë persona.

Të dhënat i janë referuar periudhës para pandemisë, pasi gjatë tre viteve të fundit pati një tkurrje të personave që parqiteshin tek mjeku për problemet shëndetësore.

Faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet ishemike të zemrës në Shqipëri përfshijnë hipertensionin, yndyrat e larta në gjak, diabetin dhe duhanin.

Incidenca më e lartë e sëmundjeve ishemike është regjistruar në qarqet e Korçës, Beratit, Lezhës dhe Gjirokastrës. Sipas ekspertëve të ISHP kjo  lidhet me moshën mesatare më të lartë në këto qarqe.

Në 2019-ën janë raportuar 2,856 vdekje nga sëmundjet ishemike të zemrës dhe rreth 90% e tyre janë infarkt i miokardit.

Tv Klan