Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave. Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin M. P., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ballina Lajme Sekuestrohen në Fier 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale,arrestohet...