VLORË
Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis, arrestohet në flagrancë pronari i banesës ku u gjetën dozat me lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prepare”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nentori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.
Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.