Ballina Lajme Sekreti i sallatës ruse, kuzhinjerja tregon përbërësin që nuk duhet të harroni

Sekreti i sallatës ruse, kuzhinjerja tregon përbërësin që nuk duhet të harroni

21

Pas bakllavasë dhe gjelit të detit, sallata ruse është pa diskutim pjata që nuk mungon kurrë në tryezën festive të Vitit të Ri. E shijeshme, e thjeshtë dhe super e lehtë për t’u përgatitur, kjo sallatë është kthyer tashmë në një pjesë të pandashme të menysë së çdo amvise, ndaj nëse nuk e keni bërë akoma lexoni recetën e Linda Fishtës e cila e lezeton këtë sallatë me uthullën e bardhë dhe vraponi menjëherë në kuzhinë.

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 300 g karota • 700 g patate • 300 g bizele • disa kastravecë të vegjël turshi • kripë dhe piper • vaj ulliri dhe uthull e bardhë, sipas nevojës • 300 g majonezë e blerë ose e përgatitur si më poshtë.

 

PËR RRETH 300 G MAJONEZË DUHEN: 2 të verdha veze në temperaturë ambienti • 1 lugë e madhe mustardë “Dijon” – mundësisht me shije të fortë • kripë e piper i bluar në çast • 250 ml vaj kikiriku ose 160, ml vaj kikiriku + 90 ml vaj ulliri • 2 lugë gjelle uthull vere e bardhë ose 2 lugë lëng limoni.

PËRGATITJA: Patatet dhe karotat e qëruara i presim në kubikë të vegjël dhe më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë. I lëmë në zjarr derisa të shohim që janë zbutur, por të mbeten dhe krokante. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.

Po kështu veprojmë dhe me bizelet. Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin,me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerje.

Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim. Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper.