Dieta e Victoria Beckham ka qenë gjithmonë një temë diskutimi në rrjete sociale, por kryesisht pas publikimit të Beckham në Netflix.
E si mund të mos përqendrohesh dhe të mos flasësh për një bukuri si ajo e Victoria-s, të cilën kur e sheh menjëherë të lind dëshira të ndjekësh dietën e saj.
E keni ditur një sekret për stilisten e njohur? Epo ajo për 25 vjet, ha çdo ditë të njëjtën pjatë. Dhe mesa duket ky është pikërisht sekreti i saj për një formë trupore të mahnitshme dhe lëkurë gjithmonë rrezatuese, edhe në moshën 50 vjeçare.
Avokado përmban yndyrna të shëndetshme dhe lëndë ushqyese si proteina dhe minerale, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e lëkurës.
Avokado është gjithashtu plot me vitamina të shijshme. Këto përfshijnë vitaminën C, e cila është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, që e mban lëkurën të shëndoshë dhe elastike, dhe vitaminën E, një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultravjollcë të diellit.
“Unë jam fleksibël kur bëhet fjalë për ushqimin, pasi David dhe unë na pëlqen shumë të hamë jashtë. Por kur ha mirë, shoh ndryshimin në lëkurën time. Unë ha shumë peshk të freskët, perime dhe sallata të freskëta, si dhe fara dhe arra. Unë gjithashtu i dua frutat, por nuk ha shumë, pasi më bën të ndihem shumë e fryrë”-u shpreh Victoria.