Ballina Lajme Sapo u komandua në krye të Policisë, Tonin Vocaj kërkon rishikimin e...

Sapo u komandua në krye të Policisë, Tonin Vocaj kërkon rishikimin e ligjit dhe hapjen e basteve

3

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj ka kërkuar sot para kryeministrit Edi Rama rishikimin e ligjit dhe hapjen e basteve.

Në kuadër të dëgjesës publike për rikthimin e basteve, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj theksoi se kjo veprimtari është e ligjshme në vende të tjera, por shtoi se nuk duhet lejuar formalizimi i lojërave të fatit apo mini-kazinove.

Tonin Vocaj: Nisur nga sa më sipër sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit në republikën e Shqipërisë, numër 75, datë 25. 10.02018 i ndryshuar, për formalizimin e basteve sportive online dhe nga fakti që në vende të tjera kjo veprimtari është e ligjshme. Mendojmë që formalizimi i sallave të lojërave të fatit, mini-kazinove etj, nuk duhet  lejuar edhe si një faktor i nxitjes së kriminalitetit në përgjithësi dhe kriminaliteti te të rinjtë në veçanti. Veprimtaria hetimore dhe kontrolli i territorit nga strukturat e policisë është më i strukturuar dhe mundësia e sigurimit të provave për këtë veprimtari të fundit është më e strukturuar dhe më e mirë.
/abcnews.al/