Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik që tronditi kryeqytetinmëngjesin e sotëm.
Abcnews.al mëson se 25-vjeçarja që ndërroi jetë sot në spitalin e Tiranës kishte më pak se një muaj që ishte martuar.
Marjana Seitaj u përplas nga makina teksa ishte bashkë me familjen e saj në oborrin e banesës.
Drejtuesi i mjetit, Sajmir Taçi ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Fillimisht ka përplasur portën e shtëpisë, e më pas ka përfunduar në oborr./abcnews.al/