Festivali Sanremo 2023 do të shfaqet nga e marta 7 deri të shtunën më 11 shkurt në Teatrin Ariston. Amadeus do ta drejtojë atë së bashku me Gianni Morandi , Francesca Fagnani , Chiara Ferragni , Paola Egonu dhe Chiara Francini. Këngëtarët në garë do të jenë 28 .
Pas paraqitjeve paraprake të bëra nga Amadeus në fund të janarit , tashmë u prezantua zyrtarisht koncepti në lidhje me skenografinë e Festivalit Sanremo 2023 . Sistemi skenografik u krijua nga Gaetano dhe Maria Chiara Castelli . Ky është i 21-ti i firmosur nga skenografi dhe i nënti së bashku me vajzën e tij.
Një kupolë e madhe, në të cilën do të kumbojë muzika e Festivalit të Sanremos 2023 dhe që do të ketë “pasqyra sekrete” , një majë që mund të zbresë në skenë dhe shkallët tradicionale. Puna për krijimin e skenografisë filloi menjëherë pas verës, ndërsa montimi në Sanremo filloi në dhjetor.
Sa për të ftuarit do të shohim Mahmood dhe Blanco duke hapur mbrëmjen e parë. Gjithashtu të martën 7 shkurt do të ketë Pooh me Riccardo Fogli . Në mbrëmjen e dytë do të ketë Black Eyes Peas grupi kalifornian, të mërkurën, më 8 shkurt , performanca e treshes së përbërë nga Albano, Massimo Ranieri dhe Gianni Morandi . Mbrëmjen e tretë të së enjtes 9 shkurt do të jenë Måneskin dhe Peppino Di Capri , ndërsa në mbrëmjen finale do të jetë Ornella Vanoni ,Depeche Mode , Gino Paoli dhe përmes lidhjes video, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky .
Kujtojmë se, siç është bërë traditë, fituesi i Festivalit të 73-të të “Canzone Italiana” do të marrë pjesë, duke përfaqësuar Italinë, në edicionin e vitit 2023 të Eurovision Song Contest.
Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.