Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga Brukseli për sesionin e diskutimit rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor në Tiranë, deklaroi se Shqipëria u solli buzëqeshjen liderëve europianë.
Rama theksoi se në samit ishte mikpritës dhe nuk shprehu asnjë shqetësim lidhur me rezervat ndaj BE, por shtoi se kjo e fundit ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Rajoni ka për Unionin. Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se samiti i mbajtur në Tiranë ishte një mundësi e shkëlqyer dhe një ngjarje historike.
“Është mundësi e shkëlqyer që të mos bie dakord me Stevon. Është momenti për të mos rënë dakord. Kur dikush më pyeti se ç’mund ti sjellë Shqipëria-BE-së? Thashë mund ti sjellim disa buzëqeshje. Dhe dje e sollëm në fytyrat e tyre. Ishin më mirë se kur mblidhen ne Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet e tyre depresive të mëdha. Ajo çfarë ishte shumë e bukur ishte fotoja në grup sepse zgjodhëm një mënyrë ndryshe dhe dëgjoja pas meje: shikoje diellin, sa i bukur. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë pas një kohe të gjatë dhe këto janë gjëra të mira që i dhamë BE. Por për të folur për buzëqeshjen, mendoj se është me e thellë se sa duket. Shqiptarët janë shumë besnik. Këto dy gjëra janë shumë të nevojshme në BE. Jemi shumë besnik dhe popullariteti, këtu s’bie dakord me Stevon. Popullariteti i BE në Shqipëri mbetet shumë i lartë. Barometri i BE-së e thotë këtë gjë, vendi më proevropian në kontinent. Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ferri francez, por nga ai i vërtet, për ne Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte më mirë se BE në disa mënyra. Përveç vëllezërve kosovarë, por faktikisht ne u bëmë natyrshëm kaq të përkushtuar nga BE dhe askush, asgjë s’na ndryshon. Ishim të fundit që u larguam nga perandoria osmane. Kemi qen besnik ndaj Stalinit. Ne e mbajtëm deri në 1990 në bulevardin tonë. Ne do jemi këtu të mbrojmë BE-në nga BE-ja. Ne do u themi s’do ikni dhe nëse jeni te dera. Ata nuk po e hapin dorën për në të hymë, por ne duke qenë te dera s’i lëmë të dalin. Samiti i djeshëm ishte i jashtëzakonshëm, historik. Më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve me jashtë Shqipërisë. Në Kanun, ka një pjesë të rëndësishme se shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut dhe nënkupton se çdo mik është vullnet i zotit dhe duhet ta mirëpresësh. Ne kishim perëndi e miq se perënditë e zotit erdhën te ne. Për mua samiti ishte një sinjal i qartë se BE ka nevojë për BP po aq sa BP ka nevojë për BE-në. Nëse fton njerëz nga Ballkani duhet t’i japësh kohë sepse liria e fjalës ishte kaq e ndaluar. Se ne vijmë nga ferri”, tha Rama.
Krijimi i mekanizmave të afrimit që nuk kushtëzohen nga detyrat por bazohen në meritë, është shumë i rëndësishëm për Ramën në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE.
“Duhet të krijojmë mekanizma afrimi që s’janë të kushtëzuara nga detyrat individuale të bazuara në meritë. Detyra shtëpie individuale të bazuara në meritë. Në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm dhe rreziku rus është real. Në Shqipëri askush s’do t’ia dije për Rusinë. Tani po ju hyn nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet të rrijë bashkë. Dhe BE-ja me rajonin sepse ndikojnë shtresat e ndikimit rus. Me një qasje jo shumë aktive nga BE gjërat mund të përfundojnë në telash. Mund të bëhen problematike nga Maqedonia e Veriut nga Mali i Zi. Prandaj duhet të jemi bashkë, është thelbësore. Dhe Serbia është e përfshirë deri më tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por në linjën e BE është mirëfilli pjesë. Kur vjen fjala te ne s’ka problem, ne s’do heqim dorë, mund të na fusin, mund të na lënë te dera.
Unë e di se mund të shkojë shumë mirë në një bashkëjetesë paqësore. Duhet të krijojmë mekanizma afrimi që s’janë të kushtëzuara nga detyrat individuale të bazuara në meritë. Detyra shtëpie individuale të bazuara në meritë.
Dje isha mikëpritësi dhe isha i ëmbël me ta. Nëse do ishte Shqipëria që do shkonte te fuqitë e mëdha do ankohej. Vërtet mendoj se diçka thelbësore po ndryshon”, shtoi kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se rajoni duhet të punojë fort për t’u anëtarësuar në BE.
“Ajo që u sugjeroj miqve të mi, mos e shihni ndryshimin vetëm në formën e anëtarësimit, nuk do vijë shpejt. Për anëtarësimin duhet të punojmë fort, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. S’mund të kërkojmë diplomë pa bërë universitetin. Duhet të bëhemi të aftë dhe të hyjmë, dhe të jemi të aftë të qëndrojmë me ta. Pra jo të hysh dhe të bësh gjërat lëmsh”, tha Rama.
/rtsh.al/