Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha para samitit në Tiranë se është optimist që çështja e detit me Shqipërinë do të zgjidhet dhe se palët janë të fokusuara në zhvillimin e një dialogu konstruktiv.
“Po i referohesha kësaj çështje dhe ne tentojmë që të zhvillojmë dialog mes dy vendeve pasi është një çështje komplekse. Kam marrë sigurimin se dhe kryeministri kërkon ta zgjidh këtë çështje dhe kemi një marrëveshje dhe jemi optimist”, tha Mitsotakis.
Mitsotakis foli edhe për situatën mes Serbisë dhe Kosovës, ku tha se vetëm dialogu dhe tërheqja nga tensionet është mënyra më e mirë për qetësimin e situatës.
“Kemi inkurajuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet te zhvillohet ne mirëbesim nga te dyja palete. E kuptojmë kompleksitetin dhe jemi plotësisht të vetëdijshme për faktin që kjo çështje të jetë zgjidhur dhe kjo që të zgjidhet duhet që të dyja palete të bëjnë një hap pas dhe më pas të bëjmë të mundur integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor”, tha Mitsotakis.
/rtsh.al/