Ballina Lajme Samiti i BE në Tiranë, 6 dhjetori pushim zyrtar për kryeqytetin

Samiti i BE në Tiranë, 6 dhjetori pushim zyrtar për kryeqytetin

1

6 dhjetori do të jetë pushim zyrtar për kryeqytetin. Vendimi vjen pasi në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve, e marta do të jetë pushim për administratën dhe shkollat, teksa Tirana do të ketë dhe kufizim të qarkullimit për shkak të masave të sigurisë.

Më 6 dhjetor liderët europianë dhe të vendeve të Ballkanit do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar për integrimin e rajonit dhe tema të rëndësishme, duke nisur nga ekonomia, te lufta në Ukrainë etj.

Po të martën opozita ka paralajmëruar një protestë.