Ballina Lajme Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: BE duhet të gjejë rrugë të reja për...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit

5

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të lënë mënjanë konfliktet dhe çështjet dypalëshe të zgjidhen përmes dialogut.

Edi Rama: “Mbeti të vendosur për të nxitur përmirësimin e marrëdhënieve tona me të gjithë vendet në rajon.

 

Po bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë të BE duke shkëmbyer pikëpamjet dhe të përmirësojmë shanset për sukses.

Nuk mund të isha më falenderues se kaq ndaj Ursula Von Der Leyen për të dëgjuar shqetësimet tona, mbi arsyet pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit tonë në BE.

Mundësitë mund të të merren ose humben, ne duhet të angazhohemi plotësisht pa asnjë hezitim, pa kufizime e shtrëngime.

Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse midis tyre, por bëj thirrje që ti lënë mënjane këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi përpara për të transformuar rajonin e vendet tona.

Çështjet dypalëshe mbeten, por duhet zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh, dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”.