Punimet e Samitit të BE-Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dalin në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, tha se organizimi i këtij samiti në Tiranë është një moment “historik”, teksa theksoi se është shënuar progres real.
“Mbledhje historike gjatë së cilës ne shkruajmë historinë. Për herë të parë Samiti zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbledhje e sotme është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. E ardhmja do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimorë brenda BE. Ka pritshmëri me qëllim që reformat në fushën e shtetit të së drejtës, drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit të vijojë. BE duhet të forcojë kapacitete për të përforcuar tregun e përbashkët. Marrëveshja Roaming do të bëjë të mundur që vitin e ardhshëm dhe në horizont të 2027 të heqim shpenzimet e Roaming. Progrese konkretet kanë realizuar për të përballuar bashkë pasojat negative të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ka patur pasja të rënda në fushën e energjisë, ekonomisë dhe furnizimit me ushqim. Ndaj është e rëndësishme të kemi një paketë financiare për të ndihmuar Ballkanin perëndimor. Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe në rritjen e shifrave, ndaj ky bashkëpunim në Ballkanin perëndimor është thelbësor. Ne patëm mundësi të shënonim një lloj progresi. E dimë që duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë samit në Tiranë një vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon. Teksa i cilësoi Charlie Michel dhe Ursula von Der Layen si avokatët më të zëshëm të Ballkanit, Rama foli edhe për mbështetjen që BE po jep për energjinë , ku për 2023 është miratuar paketa prej 85 mln euro.
Rama foli edhe për marrëveshjet e arritura për universitetet dhe diversifikimin e burimeve të energjisë për të zbehur ndikimin e gazit rus.
“Falenderoj Michel dhe mikun e dashur, besnik i angazhuar ndaj rajonit. E kam parë të luftojë për rajonin. Gjithashtu edhe presidenten Ursula një luftëtare e madhe për rajonin. Nuk kemi pasur kurrë një tjetër president Këshilli apo komisioni që kanë qenë si Charlie dhe Ursula për të qenë avokatë të rajonit dhe për t’u sigluara për procesin e vështirë të integrimin dhe të mos vdesë në agoni. Bashkimi Europian del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkan, konkretisht në Shqipëri. Këtë e shoh si një shenjë të jashtëzakonshëm dhe një vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon. Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon t’u çohet mesazhi se BE është këtu për ju. Orakulli i Brukselit e ka theksuar më shumë se një herë se shqiptarët janë kombi më pro BE në Europë. Jo se jemi naiv, por vijmë nga një ferr shumë i vërtetë i izolimit dhe pamundësisë totale për t’u lidhur me Europën. Patëm frustrimet tona, por kurrë nuk hoqën dorë nga besimi tek BE. Ky është një samit, është një hap, nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE, por një gur themeli që tregon përmes fakteve se nga ky samit ne vijmë më një lajm të shkëlqyer, që universitetet tona do të jenë në gjendjet të angazhohen në aleancën e arsimit të lartë në Europë. Studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë në çdo universitet evropian në mënyrë dixhitale. Dhe universitetet tona mund të nisin të bëjnë aleanca me universitete në BE. Një tjetër çështje e korsive të gjelbra është e re dhe shkëlqyer për transportin dhe tregtinë. Kemi marrë nga KE mbështetje buxhetore për 2023 85 mln euro, por edhe një paketë tjetër për projekte dhe tanimë kemi projektet tona. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë rrugëtim për më shumë burime energjie dhe për t’u distancuar gjithnjë e më shumë nga ndikimi rus”, tha Rama