Ballina Lajme Samiti BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Michel: Kemi nevojë për njëri-tjetrin.

Samiti BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Michel: Kemi nevojë për njëri-tjetrin.

2

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nëpërmjet një postismi në Twitter, bëri të ditur se samiti i ardhshëm i BE-së me Ballkanin Perëndimorë do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor 2022.

Sipas tij, samiti në fjalë është riafirmim i angazhimit të përforcuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së- Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri, për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.”- shkruan Charles Michel. /rtsh.al/