Ballina Lajme Politike Sali Berisha lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme: U mora i pandehur....

Sali Berisha lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme: U mora i pandehur. Ja akuza e SPAK

37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë ambientet e SPAK ku tha se është marrë i pandehur dhe se i është komunikuar e njëjta akuzë, ajo e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim .

“Deklarova kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të Skapit. Çfarë gjeta unë këtu? Këtu gjeta Edi Ramën, i cili pozonte me orën 500 mijë euro të dhënë nga trafikantët tek udhëtonte për në Aruba.

Gjeta Linda Ramën të regjistruar tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet. Gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqës i Amant Josifit. Gjeta kanionin e Gjipesë, të grabitur nga Edi Rama.

Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela, tek merrte nga Sokol Çela 1 milion euro për shpërblimin e dy vrasësve në Shkodër, që i vunë dinamitin Lulzim Kullës. Gjeta edhe ata që kishin planifikuar të vrisnin politikanin afër Edi Ramës, vetëm e vetëm për të hapur hapësirën për ta, por nuk i pyet kush se janë banditë dhe superpolitikanë.

Çfarë gjeta këtu? Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndryra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve. Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet.

Po Gonxhja? Po nuk ka hajdut për të shpërfytyruar se Gonxhja. Gjeta Elizën e Skënderbuçit me 5 milionë euro. Kush nuk ishte aty, ishte një muze kriminelësh, vrasësish, qeveritarësh peng, gjykatësish, prokurorësh. Ja pra, të gjitha këto janë një motiv i yni për të shumëfishuar forcën me epërsinë tonë morale për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton”-tha Berisha ndër të tjera.

 

Top Channel